Shqiptarët në Shkup dënohen përjetësisht, Osmani në Paris mbron kauzën maqedonase

0

Derisa në Gjykatën e Shkupit, në një proces të montuar “Monstra”, shqiptarë të pafajshëm dënohen me burg të përjetshëm, përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri kanë punë më të rëndësishme.

Përveç që nuk dhanë asnjë deklaratë për të dënuar montimet e këtilla, zyrtarë të lartë të BDI-së kanë bërë të kundërtën. Ministri i punëve të jashtmr, Bujar Osmani ka qëndruar në Paris ku mes tjerash ka zhvilluar dhe një takim me homologen bullgare, Katerina Zaharieva me të cilën ka diskutuar për kontestimin që bullgaria i bën gjuhës dhe identitetit maqedonas.