Askush s’ka informacion ku gjindet Izet Mexhiti,sot nuk është paraqit as në Kuvendë!?

0

Askush nuk ka informacion se ku gjindet Izet Mexhiti,sot nuk është paraqit as në Kuvendë!?

Çdo e enjte e fundit të muajit është ditë e rezervuar për pyetje të deputetëve drejtuar ekzekutivit, sot kur pritej që Deputeti i BDI Izet Mexhiti të paraqitet me pyetje në Kuvendë,çuditërisht Ai sot ka munguar,por Mexhiti nuk është parë prej më shum se një jave të paraqitet në opinion,ai gjithashtu mungoi edhe në mbledhjen e fundit të Ahmetit më Kryetarët e Degëve,e meqë Mexhiti është edhe Kryetar i Degës së Çairit nuk morri pjesë në takim me Ahmetin dhe Grubin.
Portali jonë ka provuar të komunikoj me Deputetin në fjalë por pa sukses,kurse njerëz të afërt të Mexhitit nuk përgjigjet në pyetjen se ku gjendet Izet Mexhiti dhe përse nuk është paraqitur sot në Kuvendë për të parashtruar pyetje.
Meqë çështja e ,,ikjeve” është bërë dukuri e shpeshtë në vendin tonë,atëher parashtrohet pyetja nëse Mexhiti qëllimisht është ,,izoluar”
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse do të ket informacione zyrtare por edhe nga vet deputeti se përse nuk ishte në Kuvendë.