Sela: Rreshtat në librin e ,,gjeografisë fashiste” kundër shqiptarëve janë dëshmi se kush është Ali Ahmeti

0

 

Sela: Rreshtat në librin e ,,gjeografisë fashiste” kundër shqiptarëve janë dëshmi se kush është Ali Ahmeti

Lideri i opozitës shqiptare Ziadin Sela, sonte në Click Plus ka kritikuar qeverisjen disavjeçare të Ali Ahmetit dhe skandaleve që ky i fundit i ka bërë ndaj shqiptarëve. Sela ka deklaruar që kur të lexohen rreshtat në librat kundër shqiptarëve janë dëshmi se kush është Ali Ahmeti:

Ato rreshta janë dëshmia më e mirë që tregon se kush është Ali Ahmeti. Nuk ka nevojë të dalim në studio e debate për ta parë, vetëm shihni këto libra e lexoni e kuptoni se kush është Ali Ahmeti. Fjalët e funksionarëve të BDI-së, se do bëjnë komisioni për ti hequr këto tekste janë të vjetra e të njëjta, në të nuk ka veprime.

Ai gjithashtu ka deklaruar që gjithçka që u tha nga BDI-ja, asgjë nuk është bërë:

Gjithçka që u tha nga BDI-ja, nuk u bë asgjë. U tha kryeministri shqiptar dhe pastaj nuk u bë kryeministri shqiptar. Këtë kryeministër BDI-ja, tani e rekalmon vetëm si simbolikë 100-ditshore, e neve të tilla kryeministra simbolik nuk na duhen. Ky kryeministër që e promovuan, e bënë avokat populli. Këtë avokat të popullit ne e kemi konstatuar në gjykatën kushtetuese. U tha që e premtja të jetë pushim, e u bë e diela. U tha që do bëhet zyrtare gjuha shqipe e nuk u bë, vazhdon të jetë si gjuhë e huaj. Zbatimin e ka në dorë ekzekutivi. Mos prisni ta bëjë implementimin BDI-ja, sepse ato nuk sollën këtë ligj.