Skënder Rexhepi: Ç’far borxhe ka BDI-ja që antishqiptarin Fërçkovski e bën ambasador

0

Skënder Rexhepi: Ç’far borxhe ka BDI-ja që antishqiptarin Fërçkovski e bën ambasador

Në emisionin ,,Rruga Drejtë” në Alsat-M,Deputeti Skënder Rexhepi përballë Deputetit Arbër Ademi ka deklaruar se ata që janë të korruptuar e të hetuar për korrupsion nuk kanë as kredibilitet,as të drejtë morale të flasin për drejtësi,për veting ose pastrim të gjyqsorit.

Deputeti Rexhepi gjithashtu e ka përkujtuar Arbër Ademin se Ministri i tanishëm për Punë të jashtme Bujar Osmani ka qënë i akuzuar për korrupsion në rastin e njohur të prokurorisë specjale ,,pacient” por se ai rast u mbyll pa epilog,dhe kjo d.m.th se Ministri Osmani mori falje,dhe tani duhet të nënshkruajë vendim për ta vendos Fërçkovskin Ambasador në SHBA.
Rexhepi: Qytetarët e dijnë dhe e njohin se kush është Fërçkovski,ai është antishqiptari më i madhë që na ka shkaktuar shumë vuajtje nga viti 1990,ka deklaruar Skender Rexhepi në Alsat-M