Euro-Deputeti Xhambaski: Shkupi të zgjedhë mes Shqipërisë së madhe dhe Bullgarisë së madhe!

0

Eurodeputeti bullgar Angell Xhambaski, për të satën herë e gjuajti me shigjeta helmuese Maqedoninë, kësaj here duke e vënë në pozitë të zgjedhë midis Shqipërisë së Madhe dhe Bullgarisë së Madhe.

“Njerëzit në Maqedoninë Veriut, dikur e identifikonin veten kryesisht si bullgarë. Megjithatë, ata iu nënshtruan propagandës së regjimit të vjetër të Titos në Jugosllavi për të pranuar identitet maqedonas. Një nga qëllimet e kësaj është të dobësohet disponimi pro-bullgar në rajon, pasi njerëzit para krijimit të Jugosllavisë dëshironin të bashkoheshin me Bullgarinë.

Nëse kjo që është shkruar vjen nga një bullgar, në RMV-në e tashme do të thonë: ‘Marrëzi nacionaliste!’. Nëse do të shkruhej nga një qytetar maqedonas, do të ishte një goditje e vogël për maqedonizmin dhe ndikimin serb në vend. Por, kjo nuk është vepër e një bullgari ose e një “maqedonasi”, por është vepër e një autori nga një ueb-faqe që nuk ka asnjë lidhje me të dy vendet. Dhe është ribotuar në Greqi.

Faktet historike të paraqitura në këtë shkrim, pasqyrojnë të vërtetën absolute dhe mbështesin argumentet tona për “veton” Maqedonisë, të cilat kinse ishin të pakuptueshme për pjesën tjetër të Evropës. Epo, as kështu nuk është. Ju rekomandoj ta lexoni tekstin, nuk do të humbni kohë. Do të ndalem vetëm në 2 teza të rëndësishme që ia vlen të dëgjohen, veçanërisht kur autori nuk mban anë në të ashtuquajturin konflikt:

I. Obsesioni i Shkupit me propagandën e epokës jugosllave kontribuoi në kolapsin e brendshëm të vendit.

II Grekët gjithmonë e kanë paralajmëruar Shkupin se dhënia përparësi revizionizmit historik kundër Bullgarisë i largon ata nga kërcënimi real – shpërbërja e vendit të tyre nga separatistët shqiptarë. Duke qenë se Shkupi këmbëngul të pretendojë se gjuha e tyre nuk është një dialekt bullgar dhe se heronjtë historikë si Car Samoili ishin në të vërtetë maqedonas, e jo bullgarë, shqiptarët po rrisin fuqinë e tyre politike atje.
Nëse vazhdon kështu, Shkupit ndoshta do të duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë midis Shqipërisë së Madhe dhe Bullgarisë së Madhe”, konkludon nënkryetari i VMRO-së së zv/kryeministrit dhe ministër i mbrojtjes Krashimir Karakaçanov/ bulevar.mk