Tre goditje të njëpasnjëshme i ka dhënë LSDM dhe Zoran Zaev, partnerit të koalicionit, Lëvizjes BESA vetëm brenda dy javëve të fundit. Të akuzuarit në rastin e montuar “MONSTRA” u dënuan maksimalisht edhe pse thanë që Zaev i ka dhënë “Besën” që do ta zbardh të vërtetën. Më pas drejtësia që sot Zaev tha se ai e ka sjellë, dënoi me burg babain e Almirit të vogël. Sot në Kuvend erdhi edhe pabesia e tretë. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev nuk pranon vendosjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime. Ndërkohë Lëvizja BESA edhe përkundër zotimeve dhe “kërcënimeve” vazhdon të mbështesë politikat antishqiptare dhe madje edhe kundër vetes duke qëndruar në Qeverinë që diskriminon shqiptarët.
