Skandaloze:Nuk ka fare rrjet ujësjellsit Komuna Zhelinës u dërgon fatura për pagesë(dokument)

0

Komuna e Zhelinës ka dërguar njoftime dhe fletpagesa të qytetarët e  sajë për borxhe dhe detyrime ndaj Komunës për ujësjellës dhe ujra fekal.

Por sot opozita shqiptare ASH-AA përmes një press konference ka reaguar ndaj këtij vendimi të komunës së Zhelinës.
Sipas ASH-AA komuna ka dërguar fletpagesa edhe në fshatrat që nuk ka  as ujësjellës as kanalizim,ka raste që fletpagesa u jan dërguar tërë familjes (djalit,babait,gjyshit) edhe pse ata jetojnë në një shpi dhe adresë të njëjtë.
Pas këtij reagimi të opozitës ka reaguar komuna e Zhelinës e cila e ka pranuar fajin dhe kanë thënë se bëhet fjalë për gabim teknik.
Ja deklarata e Drejtorit të ndërmarrjes komunale Suad Alili: sa i takon njoftimeve që kanë të bëjnë me borxhet për fshatrat Pallaticë, Trebosh,Uzurmisht dhe disa lagje tjera të cilat nuk kanë rrjet ujësjellësi dhe kanalizimi bëhet fjalë për gabim teknik,kurse për njoftimet që u janë dërguar disa antarëve të njëjtës shtëpi,gjithashtu bëhet fjalë për lista të vjetra të borxheve dhe i kemi njoftuar që të vijnë në komunë dhe të paraqiten që ti heqim nga lista.