Regjistrimi ,,dèjà vu” po përsëritet skenari Gruevski-Ahmeti i vitit 2011

0

Regjistrimi ,,dèjà vu” Po përsëritet skenari Gruevski-Ahmeti i vitit 2011

Dhjetë vite më parë,në vitin 2011 u ndërpre proçesi i regjistrimit nga dyshja e Regjimit Gruevski-Ahmeti.
Sot pas dhjetë viteve po përsëritet skenari i njejtë, tani më një regjim librid Zaev-Ahmeti.
Sot pas takimit mes Zaevit dhe Mickovskit u kumtua se kanë rënë dakord për shtyerje të regjistrimit me arsyetimin e pandemisë,kurse Ahmeti dhe partia e tijë kanë heshtur dhe skan komentuar takimin,por çka kishte deklaruar Ali Ahmeti në vitin 2011 kur u anulua proçesi i regjistrimit?
Ahmeti në 2011 ,,Duke pasur parasysh ambientin, klimën që është ndërtuar në Maqedoni, mendoj se regjistrimi do të shtyhet për një kohë më të mirë dhe më të përshtatshme. Mendoj se nuk është me rëndësi nëse do të mbahet në tetor apo nëntor, pasi me rëndësi është që regjistrimi të spostohet më tutje, pas zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen” kishte deklaruar Ali Ahmeti, mars 2011.
Sot pas dhjetë viteve po i njëjti skenar po përsëritet,aktorët gati se të njëjtë,emruesi i përbashkët i të dy regjimeve mbetet konstanta e quajtur Ali Ahmeti..
Po kush u dëmtua më së shumti nga anulimi i regjistrimit?
Edhe pasi filloi regjistrimi i diasporës e cila dëshmoi një organizim të pa parë ndonjëher,vetëm për më pak se 20 ditë numri arriti në 200 mijë,kjo edhe mundë të jetë arsyeja e vërtet e ndërprerjes së regjistrimit,Ahmeti-Zaevi dhe Mickovski po frikësohen nga numri i vërtet i shqiptarëve,po mundohen të fshehin të vërtetën.
Ata edhe mundë të anulojnë regjistrimin por asnjëher sdo të munden ta fshehin numrin e vërtetë të shqiptarëve,prandaj është vetëm çështje kohe kur kjo e vërtet të dal në dritë.