Ja kush janë dy Ministrat e BDI që nënshkruan përdorimin e ,,Sociologjisë Fashiste”

0

Kush janë dy Ministrat e BDI që nënshkruan përdorimin e ,,Sociologjisë Fashiste”

Retorika stigmatizuese e fashizoide e shprehur ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në librin e sociologjisë së viteve të dyta ende nuk ka nxitur reagim nga përfaqësuesit e BDI-së, partisë shqiptare e cila që nga viti 2002 ka pasur katër ministra të Arsimit. Nga partia në pushtet vazhdon heshtja për përmbajtjen e teksteve, në të cilat thuhet se lindja tek shqiptarët është shumë e lartë për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit social e shoqëror. Autorët në libër bëjnë thirrje të pastër politike për të ndërmarrë masa shtetërore për ta ulur këtë trend nataliteti duke e shoqëruar me thirrjen për stimulimin e lindjeve në kampin maqedonas, ku thuhet se nataliteti është i ulët.

Kjo qasje diskriminuese politike nga një institucion arsimor ka ndodhur edhe pse një kohë të gjatë Ministrinë e Arsimit e kanë udhëhequr përfaqësues të partive shqiptare, respektivisht të BDI-së.

Në vitin 2002, kur është botuar për herë të parë libri, ministër ka qenë Aziz Pollozhani i BDI-së, nga 1 nëntori 2002 deri 27 gusht 2006, Më pas, ka pasur katër ministra nga radhët e VMRO-së, ndërkohë që BDI e ka marrë sërish Ministrinë e Arsimit në vitin 2014, kur ka shërbyer Abdilaqim Ademi, deri në 5 prill të vitit 2016. Atë e ka pasuar Pishtar Lutfiu, i cili ka shërbyer nga 5 prilli 2016 deri më 1 qershor 2017.

Ministri i fundit nga radhët e BDI-së në krye të Arsimit është Arbër Ademi, i cili shërbeu nga viti 2018 deri më 2020.