“Zbulimi” i propaganduesve të BDI-së: Sela nuk është lider, pi kafe kudo!?

0

Skandalet komike në skenën politike shqiptare nuk kanë fund. Propagandues që mbajnë siglën e BDI-së në profilet e tyre në Facebook kanë dalë me një “zbulim” të ri. Ata kanë publikuar një fotografi të kryetarit të Aleancës për Shqioptarët, Ziadin Sela, ku shihet duke pirë kafe në një lokal modest bashkë me disa qytetarë. Kjo fotografi sipas propaganduesve të BDI-së, dëshmon dallimin mes liderit të tyre Ali Ahmeti i cili kafen e pin me “njerëz të mëdhej” dhe Ziadin Selës që siç shkruajnë propagandistët “pin kafe kudo dhe me njerëz të thjeshtë”.