Elmi Aziri: Shumica parlamentare nuk dëshiron ta zhbllokojë punën e Kuvendit

0

Elmi Aziri: Shumica parlamentare nuk dëshiron ta zhbllokojë punën e Kuvendit

Deputeti i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Elmi Aziri përmes një konference për media ka akuzuar shumicën parlamentare se nuk po tregon interes për të zhbllokuar punën e Kuvendit dhe rrjedhimisht kjo është dëshmi se Kuvendin po e bllokon Koalicioni tripalësh LSDM-VMRO-BDI.
Në përgjigjen e gazetarit lidhur me pohimet e pushtetit se opozita po e bllokon punën e Kuvendit?
Elmi Aziri ka thënë se sipas rregullores së Kuvendit neni 171(V ) komisioni për financa dhe buxhet,çështje evropjane dhe çështje ekonomike për propozim-ligjet me peocedurë të shkurtuar dhe flamur evropjan maksimum mund të debatojnë tre(3) ditë pamvarsisht sa amandamente janë parashtruar debati mbaron në ditën e tretë,nuk dij pse shumica nuk e thirrë mbledhjen e Komisionit për financa dhe buxhet që të nisë debati.
Nuk ka dëshmi më të mirë se shumica parlamentare është ajo që po e bllokon punën e Kuvendit,kurse sa i takon amandamenteve tona në jemi të vendosur që mos ti tërheqim deri sa nuk zgjidhet çështja e shtetësisë,por adresa për zgjidhjen është tek pushteti,ose më saktë tek koalicioni tripalësh LSDM-VMRO-BDI.. deklaroi Elmi Aziri nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa