Deputeti i BDI-së kundër rrugës në Jabullçishtë, fshatin e shqiptarëve në Velez

0

Deputeti i BDI-së, Bajram Kadria, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani për tërheqjen e prjektit për rrugën e fshatit Kalishtë. Bajrami sqari se ky prjekt është tërhequr pasi projekti nuk ka qenë i përmbyllur dhe nuk ka pasur procedurë të përfunduar nga qeverisja e kaluar. Por, Kadriu akuzoi se Shabani e ka tërhequr me kërkesë të ministrit Goran Sugarevski, për të bërë një rrugë në fshatij Jabullçishtë.

“Ministri Sugarevski i ka thënë tërhiqe një fshat ta vendosim një fshat tjetër andej nga ne. Kanë ndërtuar një rrugë andej nga Jabollçishta e andej”, tha Kadria.