Sela: I vetmi koalicion konkret është BDI, LSDM, VMRO dhe Levica kundër regjistrimit

0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka mohuar çdo lloj bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në dhe tha se i vetmi koalicion me partitë maqedonase, është ai i BDI-së, me LSDM-në, VMRO-në dhe Levicën kundër regjistrimit.

“Konkrete e di cila është? Bërja bashkë e BDI-së, LSDM-së, VMRO-së dhe Levicës për ta shtzrë regjistrimin në shtator. Kjo është konkrete. Më thoni për çka janë bërë bashkë Aleanca me VMRO-në apo Levicën, për të miratuar një ligj, për të shtyrë regjistrimin, apo diçka tjetër?”, tha Sela.