Sela: Qeveria kundërshton gjuhën shqipe për shtetësinë, BDI, Besa dhe PDSH nuk na mbështesin

0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin e sontëm Klan Debat, ka shpalos detaje nga ngërçi rreth ligjit për shtetësi. Ai tha se Qeveria kundërshton propozimin e tyre që aplikuesit përveç gjuhës maqedonase, të kenë mundësi që të fitojnë shtetësinë edhe me gjuhën shqipe. Në kët bisedime, Sela tha se nuk ka mbështetjen e partive shqiptare në Qeveri.

“Fatkeqësisht kët partnerët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë, të kapktën nuk e kundërshtjnë krzeministrin kur unë bëj betejë për gjuhën, te ai neni 7 pika e gjashtë të Ligjit për nënshtetësi në të cilën tani thotë se aplikuesit që e marrin me natzraliyim shtetësinë d të duhet ta njohë gjuhën maqedone. Neve kemi propoyuar që ta njohin njërën nga gjuhët zyrtare. Tani e fundit kemi dërguar një definicion tjetër, të njohi gjuhën maqedonase ose gjuhën që e flasin 20% e qztetarëve në kllapa gjuhën shqipe. Dhe fatkeqësisht ne si opoyitë shqiptare kemi ngelë vetëm dhe një moment ju kam thënë urdhëroni bëni dhe ju punën tuaj”, deklaroi Sela.