Shabani demaskon Kadriun për investimet në Vrapçishtë: Edhe protestoni edhe mburreni me investimet!?

0

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka demaskuar paraardhësin e tij, aktualisht deputet i BDI-së, Bajram Kadria për parcelat në Komunën e Vrapçishtit ku pati investime të kopanive private. Ai në emisinin Klik Plus tha se Kadria herë proteston kundër investimeve, ndërsa bashkëpartiakët e tij vijnë dhe mburren me investimet në Kmunën e Vrapçishtit.

“Para një jave e gjithë qeveria, zv kryeministri Grubi, Bekteshi, deputet të asaj zone nga Gostivari ku ato investime janë në Komunën e Vrapçishtit, investim 5 miljon euro dhe do të ketë të punësuar nga 200 e më tepër. Zotëriu pse nuk ishte atë ditë? Cmimin prej një euro e cakton Parlamenti, dy parcela janë nga rreth 20 mijë metër katrot. Manipulimi i qytetarëve që janë nxitur të dalin në protesta dhe unë e ftoj publikisht të tregojë janë vakëfe apo sjanë dhe kush e cakton çmimin. Këta edhe dalin protestojnë kundër edhe tentojnë të marrin meritat për investime”, tha Shabani.