Shabani ia mbyll gojën Kadriut për “skandalin” që u publikua në Fiks Fare

0

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka demantuar dhe sqaruar gjithë rastin me “skandalin” që kohë më parë u publikua në Fiks Fare për një tender që thuhej se i është dhënë një personi të afërt me kryetarin e Komunës. Shabani publikoi fotografi me të cilën dëshmi se projekti është realizuar dhe tha se mbi 10 inspektoriate kanë konkluduar se nuk ka asnjë keqpërdorim.

“Kjo është një shpifje e thjeshtë. Kanë arritur të gjitha inspektoriatet, revizioni, kontrollet dhe nuk është konstatu asnjë keqpërdorim. Një shkelje të kishte ndodhur unë sot s’do të isha këtu dhe do të përgjigjesha para ligjit. Ja dhe fotografia, projekti është realizuar me sukses dhe nuk ka asnjë të vërtetë nga ajo që shpifën”, tha Shabani.