Ziadin Sela: Talat Xhaferi e ka shëndrruar Parlamentin në vendin ku ai bën monologun

0

I ftuar në Klan Maqedonia,Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela duke folur për punën e Kuvendit dhe punën e Kryetarit Talat Xhaferi,ka thënë se ka të drejtë të flas dhe të të jap cilësime për punën e tijë sepse pikërishtë vota e tijë në vitin 2017 e bëri për her të parë Xhaferin Kryetar Kuvendi.

Sela ka thënë se Talat Xhaferi e ka degraduar punën e Kuvendit dhe e ka shndërruar atë në vendin ku Ai bën monologun duke ja pamundësuar deputetit të kryej punën e tijë, e sidomos deputetëve të opozitës shqiptare, por edhe duke u vendosë në mbrojtje të interesit politik të shumicës parlamentare e në veçanti të partisë së tijë.