Në mungesë të projekteve, Teuta Arifi lavdërohet me larjen e rrugëve

0

Ditëve të fundit, kryetarja e Komunës së Tetovës, për çdo ditë, madje nga dy herë në ditë ka filluar që në faqen personale dhe atë zyrtare të Komunës që drejton, të shpërndajë fotografi dhe materiale nga pastrimi dhe larja e rrugëve.

Në mungesë të projelteve kapitale, Arifi mundohet që ta mbulojë situatën me mundin e të punësuarve të cilët kohëve të fundit i nxjerrin më shpesh të lajnë rrugët, krasisin pemët dhe të pastrojnë mbeturinat. Ky reagim i Teuta Arifir erdhi veçanërisht pas shpërthimit të skandaleve të shumta në Tetovë dhe rrethinë.