Zaev e tradhëtoi Ahmetin, kryetari shqiptar i Shkupit, ishte kompenzim për “kryeministrin shqiptar”, por dështoi

0

E vërteta për fushatën e BDI-së me ngjyrën e gjelbërt është më skandaloze sesa prezentohet në opinion. Burime brenda BDI-së janë shprehur të revoltuar dhe kërkojnë edhe prishjen e koalicionit qeveritar pasi LSDM ka tradhëtuar për herë të dytë. Gjatë marrëveshjes për koalicion në zgjedhjet e kaluara, LSDM kishte premtuar se do t’i jep BDI-së kryetarin e Shkupit. Me këtë premtim Ahmeti kishte pranuar që të heq dorë nga kryeministri shqiptar. Kjo ishte edhe ideja e konferencës së paralajmëruar për të shtunën nga vetë Ahmeti. Por në momentet e fundit, pas reagimit të krahut të revoltuar në LSDM, mësohet se Zaev ka hequr dorë edhe nga ky premtim. Për të mbuluar gjithë këtë situatë, mësohet se BDI ka vendosur që nesër të promovojë gjoja koncept të ri politik.