Ahmeti fajson qytetarët: Për lumenjtë e ndotur nuk kanë faj institucionet

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot njoftou orientimin e ri të BDI-së. Gja promovimit të partisë së gjelbërt, ai foli për ambientin duke thënë se nuk kanë faj institucionet, por të gjithë ne, dule aluduar te qytetarër.

“Në rininë time lumenjtë ishin aq të pastër saqë ne e pinim atë ujë të rrjedhshëm. Sot ata lumenj janë aq të ndotur saqë paraqesin rrezik për shëndetin dhe mjedisin. Sot shoh malet e shkretuara, deponitë e egra në çdo vendbanim dhe jo gjithmonë për faj të institucioneve, por edhe për fajin tonë. Të gjitha bashkë kemi përgjegjësi për vendin ku jetojmë”, pohoi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.