ASH-AAA: Gjyqësori LSDM-BDI solli liri për kriminelët dhe përndjek qytetarët

0

Dragi Rashkovski rikthehet në shtëpi. Edhe një kryekriminel i Qeverisë që me paratë e qytetarëve u bë milioner, bënte pushime në Meksikë dhe blente shtëpi e vetura luksoze, u shpëtua nga gjyqësori i politizuar nga LSDM dhe BDI. Lirimi i Rashkovskit nga Shutka erdhi pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev i cili tha se nuk i beson prokurores, por beson se Rashkovski është i pafajshëm.

Qeveria LSDM-BDI deri më tani ka liruar, amnistuar, ose shpëtuar në forma të ndryshme të gjithë ish funksionarët dhe funksionarët aktual nga çdo përgjegjësi ligjore.
Kujtojmë se ministër i punëve të jashtme është “pacienti” për të cilin vetë Zaev pati deklaruar se ka dëshmi për kriminalitet. Nikolla Gruevski, sot shëtitet lirshëm në Hungari, asnjë nga funksionarët e BDI-së nuk është gjykuar për asnjë nga rastet e hapura me përgjimet. Me marrëveshje politike u amnistuan proceset si ai për regjistrimin, Maxhar Telekom dhe shumë të tjera. Sasho Mijalllov që thurte skenare kundër shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë, kur do hy dhe kur do del nga burgu. Së shpejti edhe ai do të del nga Shutka.
Nga ana tjetër, shqiptarët nga proceset e montuara politike ka vite që kalben nëpër burgje.