Administrata Biden u shpall luftë politikanëve të korruptuar të Ballkanit Perëndimor

0

Administrata Biden i shpall luftë politikanëve të korruptuar të Ballkanit Perëndimor

Në kuadër të iniciativës së re amerikane për të pastruar skenën politike në Ballkanin perëndimor, të martën, Presidenti Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që urdhëron bllokimin e aseteve amerikane dhe ndalesa udhëtimi për personat që cënojnë sigurinë dhe politikën e jashtme amerikane.

Urdhri Ekzekutiv i jep kompetenca të gjera Departamentit të Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, për të përcaktuar individët që do të jenë cak i këtyre sanksioneve.

Kjo nismë e re veçon ndër tjera korrupsionin gjithërpërfshirës brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor gjatë dy dekadave të fundit, si dhe cënimin dhe mosrespektimiun e marrëveshjeve rajonale të paqes, bashkëpunimit apo njohjeve reciproke, si pengesat kryesore për qeverisje efektive dhe demokratike, si dhe integrimin e plotë të rajonit në institucionet euro-atlantike.

Individët dhe entitetet që kanë ndihmuar, financiarisht ose ndryshe, personat që do të jenë cak i sanskioneve gjithashtu bien nën juridiksionin e urdhrit ekzekutiv.

Kjo strategji do të ketë implikime të gjera në Ballkanin Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga zgjidhja e rastit Magyar Telekom.

Më 2011, Securities and Exchange Commission amerikane ka dënuar kompaninë hungareze të telekomunikacioneve me mbi 60 milion dollarë për korruptimin e disa zyrtarëve të lartë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Në Maqedoninë e Veriut, Vlado Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dyshohen se, gjatë viteve 2005-2006, kanë marrë pagesa të paligjshme prej afro 6 milion dollarësh, përmes kontratave të falsifikuara të këshillimit dhe marketingut, për të parandaluar futjen e një konkurrenti të ri në tregun e telekomit.

Securities and Exchange Commission është agjenci e madhe e pavarur në SHBA, përgjegjëse për parandalimin e manipulimit të tregut. Komisionerët e Securities and Exchange Commission emërohen nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara.