Mehmedi: BDI, pjesë e regjimit kur ndodhi 27 prilli dhe regjimit që amneston organizatorët

0

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, në emisionin e sontëm “Rruga Drejt”, tha se ngjarjet e 27 prillit janë akt terrorist dhe këtë e dëshmojnë vetën ngjarjet e asaj dite. Ai kujtoi se aktualisht tentohet të amnestohen organizatorët e atyre ngjarjeve dhe tha se BDI ishte pjesë e dy regjimeve, atij në kohën kur ndodhi 27 prilli dhe regjimit aktual që tenton ti falë organizatorët.

“Përmendet që nuk është 27 prilli akt terrorist. Unë mendoj që është terrorizëm dhe jo vetëm që mendoj unë, por faktet që ndodhën aty. Derisa regjimit diktatorial të VMRO-BDI i ndodh 27 prilli, në regjimin hibrid të LSDM-BDI i ndodh amnestia e atyre që e organizuan 27 prillit”, tha Mehmedi.