Mehmedi: Integrimin e bllokojnë krimi dhe korrupsioni, i qeverive VMRO, LSDM me BDI

0

Bullgaria nuk është shkaku i vetëm që vendi nuk mund të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së, por këtë e pengon edhe krimi dhe korrupsioni, si dhe shumë probleme që kanë shkaktuar qeveritë e deritanishme të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, bashkë me BDI-në si partner i të gjitha qeverive. Kështu është shprehur nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat.

“Unë nuk pajtohem që është vetëm problemi me Bullgarinë që Maqedonia të integrohet në BE, sepse ne kemi probeleme të shumta, krim, korrupsion si dështim i qeverive të njëpasnjëshme të VMRO-së dhe LSDM-së bashkë me BDI-në”, u shpreh Remzi Mehmedi.