Mehmedi: Parimet e Aleancës në frymën e Dekretit të presidentit Biden, luftë krimit e korrupsionit

0

Mehmedi: Parimet e Aleancës në frymën e Dekretit të presidentit Biden, luftë korrupsioni

Dekreti i Presidentit Biden, përveç Marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Prespës ka dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ka kujtuar nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi në emisionin “Rruga drejt”. Ai tha se Aleanca për Shqiptarët ka përshëndetur dhe mirëpirut këtë dekret.
“Sa i përket Dekretit të presidentit Biden, ne si Aleancë për Shqiptarët e përshëndesim një vendim të atillë. Jemi falemenderues SHBA-ve jo vetëm për këtë hap por për të gjithë ndihmën e deritanishme që ja ka ofruar Maqedonisë së Veriut dhe Shqiptarëve në përgjithësi. Mendoj se nuk i shte fokusi i tëri i atij dekreti vetëm i Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës, sepse ishin edhe dy shtylla shumë të rëndësishme, krimi dhe korrupsioni”, tha Mehmedi.

Ky dekret sipas nënkryetarit Mehmedi, është në frymën e shtyllave kryesore mbi të cilat është ndërtuar dhe vepron Aleanca për Shqiptarët. Andaj, sipas tij, kjo parti ndjehet komod dhe mirëpret.
“Prandaj në këtë drejtim ne ndjehemi shumë komod si Aleancë për Shqiptarët, sepse parimet tona dhe veprimet tona për të cilat jemi themeluar dhe vazhdojmë të luftojmë, është pikërisht në po të njëjtën frymë, që ta çlirojmë kët shtet nga krimi dhe korrupsioni që ka diktuar një mosbesueshmëri shumë të madhe të qytetarit, vizavi institucionit, që krijon pastaj pasoja të mëdhaja si në largimin e njerëzve ashtu dhe në zhvillimin e demokracisë”, tha Remzi Mehmdi.