Mehmedi: Plarformën e përpilojmë bashkë me qytetarët, kush e pranon mund të na mbështesë

0

Aleanca për Shqiptarët ka koalicion me popullin, ndërsa si parti politike me Alternativën. Kështu është shprehur nënkryetari i kësaj partie, Remzi Mehmedi, i pyetur për mundësinë e bashkëpunimeve parazgjedhore me partitë e tjera. Në emisionin “Rruga Drejt” ai tha se nuk mund t’ua ndalojnë qytetarëve dhe kandidatëve të bashkëpunojnë edhe me kandidatë të tjerë, por kjo mund të bëhet vetëm me ata që do të mbshtesin programin e opozitës shqiptare. Mehmedi paralajmëroi se platforma për zgjedhjet lokale do të përpilohet duke marë parasyshë edhe kërkesat dhe propozimeet e qytetarëve përmes një parakampanje.

“Ne nuk mundemi dhe nuk është e drejtë tu ndalojmë qytetarëve ose kandidatëve të caktuar për të bërë koalicione të formave të ndryshme në lokacionet ose qytetet ku vijnë, konform interesit të qytetarëve shumicë, parasegjithash për të rritur të realizohet programi që ne do ta fitojmë. Që do të thotë që jemi të hapur për bashkëpunim, konform rrethanave dhe nevojave në komumna të caktuara. Por bashkëpunimet për të qenë parimore dhe principiele duhet të vijnë si pasojë dhe si rrethojë e qëllimeve të përbashkëta. Ne jemi duke e hartuar programin tonë politik nga grupe profesioniste të fushave të ndryshme, të gjithë dimenzioneve, sigurisht do të kemi edhe një parakampanjë, që është model i munguar të cilën Aleanca për Shqiptarët e ka instaluar në skenën politike, që gjithmonë para zgjedhjeve dalin për të biseduar dhe dëgjuar qytetarët”, tha Mehmedi.