Aleanca për Shqiptarët shton rradhët në Malësinë e Tetovës, konsolidohen strukturat

0

Në kuadër të konsolidimit të strukturave të Aleancës për Shqiptarët -Dega Tetovë, sonte Nëndega e ASH-së Fsh. Sellcë zgjodhi strukturat e saj dhe Kryetarin e Nëndegës Arbër Ajdini- Ekonomist i diplomuar.

Në këtë takim me strukturat e nëndegës së ASH-së të pranishëm ishin Kryetari i Degës së ASH-së Muzafer Etemi, Zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti dhe deputët e zonës znj Ilire Dauti dhe Adnan Neziri, të cilët folën për situatën politike në vend si dhe për rëndësinë konsolidimit të struktrurave për përgatitjet dhe fitoren e ASH-së në zgjedhjet lokale, duke ju bërë thirrje të pranishmive që të bëhen pjesë e ASH-së dhe e ndryshimit.