SDSM-BDI i bënë pikë e pesë partnerët e vegjël, PDSH sfidon Besën në Zhelinë, Besa hakmerret në Studeniçan

0

SDSM e Zoran Zaevit, duket se ka filluar seriozisht të eliminojë dy partnerët e vegjël shqiptarë në koalicionin qeveritar. Pas goditjes që i dha Lëvizjes Besa në Zhelinë, kanarritur që të fusë konflikt edhe mes kësaj partie dhe PDSH-së.

Këto dy parti sot kanë dalë me paralajmërime zyrtare që qartazu nënkuptojnë konfliltin e ri. PDSH edhe pse pa ndonjë peshë serioze, megjitjatë i ka shpallur luftë Lëvizjes Besa në Zhelinë, komunën e vetme që udhëheq kjo parti. Atje PDSH sot ka mbajtur Kuvend dhe ka zyrtarizuar kandidaturën e Medin Nazifit për kryetarë të Zhelinës.

Ndërkohë Lëvizja Besa ka qëndruar në Studeniçan ku gjatë një takimi më strukturat lokale, Arjanit Hoxha ka deklaruar se “ndryshimi në këtë komunë është i patjetërsueshëm”. Me këto fjalë, Hoxha ka bërë të qartë betejën kundër kryetarit aktual të Studeniçanit, komunë e vetme të cilën e drejton kuadër i PDSH-së.

Ajo që bie në sy është fakti se portalet e afërta me SDSM dhe me BDI, i fryj kësaj përplasje duke publikuar e shpërndarë lajmet kundërthënëse mes dy partive të vogla shqiptare.