Aleanca për Shqiptarët: Mërgimtarë e gjetën Tetovën përsëri me mbeturina, BDI ndërron drejtorët, gjendja mbetet e njëjtë (VIDEO)

0

Të nderuar qytetarë,

Të dashur mërgimtarë,

Më vjen shumë keq që me këtë fotografi që është prapa meje duhet t’ju them mirë se keni ardhur në Tetovë, por megjithatë kjo është pamja e përditshme e jonë. Kjo fotografi na i vret sytë për çdo ditë jo vetëm këtu por në çdo cep të qytetit.

Mirë se keni ardhur, por Tetova nuk ka ndryshuar aspak. Janë po të njëjtat pamje, është po e njëjta situate, por dhe pak më keq sesa e keni lënë ju. Ne bashkërisht me ju duhet ta bëjmë ndryshimin, duhet ta ndryshojmë Tetovën medoemos, nuk duhet ta lëmë që Tetova të përfundojë në këtë mënyrë. Prandaj, përmes kësaj konference për shtyp dua t’ju bëj apel që kur të vijë koha e zgjedhjeve këtu, votoni për variantin më të mirë për Tetovën dhe për ta shpëtuar atë.

Komuna e Tetovës po ndërron drejtorët vazhdimisht, por gjendja mbetet e njëjtë. Është për t’u habitur sesi një ndërmarrje publike e cila grumbullon mjete futet në borxhe për t’i lënë punëtorët pa rroga, pa sigurim dhe pastaj të vazhdojë me punë me të njëjtin avaz.

Ndërmarrja Publike drejtorin e fundit e ka ndërruar para dy muajve. Ne pritëm se do të ketë ndryshime, por jo ndryshime nuk ka askund, përkundrazi mbeturinat po na mbulojnë në çdo cep të qytetit.

Është kohë pushimesh, është kohë e nxehtë, këtu të gjithë ne e ndjejmë kundërmimin e gjërave që qelben këtu dhe ekziston mundësia që të përhapet epidemi.

Prandaj, ju bëj apel të gjithë qytetarëve të arsyeshëm që së bashku ta bëjmë ndryshimin që na pret.