Brenda javës, arrestimet e para për djegjen e spitalit modular të Tetovës

0

Presionet politike ndaj prokurorisë për të fshehur shkaqet e vërteta dhe fajtorët për tragjedinë në Tetovë duket që kanë dështuar. Kjo ngjarje pritet të merr epilogun fillestar, falë diplomatëve të huaj, ndërsa përfundimisht do të arrestohen persona që aktualisht llogariten të paprekshëm për sistemin e drejtësisë.

Prokuroria këto ditë ka qenë në mes të dy zjarreve, presioneve të politikës vendore dhe insistimit të ambasadave të huaja që e vërteta të zbardhet deri në fund.

Burime brenda Prokurorisë për ndjeke të krimit të organizuar, kanë bërë të ditur për Infomagazinë, se janë duke u përpiluar kërkesat e para për arrestime, lidhur me tragjedinë në Tetovë. Sipas të njëjtave burime, brenda javës pritet të ndodhin arrestimet e para të personave që kanë përgjegjësi për tragjedinë. Edhe pse në vazhdimësi janë bërë presione mbi prokurorinë, diplomatë të huaj e kanë cilësuar këtë rast si test të rëndësishëm për drejtësinë në vend. Por me arrestimet e kësaj jave nuk pritet të përfundojë gjithçka. Hetimet mësohet se do të zgjerohen edhe në spitalet e tjera modulare, por edhe në vetë sistemin shëndetësor./Infomagazin/