Taravari: Qeveria po tenton ta relativizojë tragjedinë në Tetovë

0

Arben Taravari ka deklaruar se kemi qenë dëshmitar i disa funksionarëve që kanë dhënë dorëheqje për arsye morale dhe përsëri po të njëjtit kanë organizuar drejtor dhe të punësuar që të mbledhin nënshkrime për t’i përkrahur ata.

Taravari ka shtuar se qeveria tani po tenton ta relativizoj tërë aksidentin tragjik.

“Qeveria është duke tentuar ta relativizoj tragjedinë në Tetovë, se është e mundur të ndodhë. Mund të ndodh tërmet, vërshim, madje edhe atëherë duhet të ketë masa parandaluese. Por diku ku është ndërtuar dhe nuk i kanë plotësuar standardet minimale dhe më pas keni 14 trupa të djegur, minimumi nëse ekziston duhet të ketë dorëheqje”, ka deklaruar Taravari.

Sipas tij është e pakuptimtë grumbullimi i nënshkrimeve dhe bindja e opinionit se nëse nuk janë ata funksionarë do të jetë fund i botës.