Teuta Arifi në panik, nëpër lagjet e Tetovës tentohet të ‘blihet’ vota me ‘begatona’

0

Kryetarja aktuale e Tetovës Teuta Arifi, aktualisht edhe kandidate nga radhët e BDI-së për mandatin e tretë të saj në krye të Tetovës, po gjendet në panik. Arifi, siç duket nga anketat e fundit ka një rënie të dukshme dhe është në disavantazh me kandidatët e tjerë për kreun e komunës. Platforma e kopjuar e Arifit nuk po e ndihmon në zgjedhje, ajo tani me ekipin e saj kanë zgjedhur mënyrë tjetër për të tërhequr votuesit.

Një nga metodat e tërheqës së votuesve, apo e blerjes së ‘votës’ në mënyrë të fshehtë, është edhe shtrirja e begatonave nëpër lagjet e qytetit. Në disa lagje të qytetit, shihen begatona të shumta të vendosura natën nga ana e Komunës së Tetovës si ‘premtim’ parazgjedhor ndërsa në realitet paraqet tentim për blerje të votave. Në shumë lagje të Tetovës po premtohet blerje të votave në këmbim të begatonave, ndriçimit publik etj.