Taravari paralajmëron shumicën e re me prioritet zhvillimi ekonomik të vendit

0

Taravari paralajmëron shumicën e re me prioritet zhvillimi ekonomik të vendit

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, njëherit kryetari i Gostivarit, z. Arben Taravari i cili këkon mandatin e dytë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, paralajmëron shumicë të re qeveritare.

Ai pohon se shumica e re prioritet do të ketë zhvillimin ekonomik të vendit.

“Të dashur bashkëqytetarë, tani shihet se jemi në prag të një shumice të re qeveritare, ku prioritet gati absolut do jenë zhvillimi ekonomik me ndihmën e shumë ekspertëve të brendshëm e të jashtëm dhe me shfytëzimin e fondeve gratis që i jep UE, e që këta s’kanë ditur t’i shfytëzojnë as paratë e falura. Do i liberalizojmë dhe thjeshtëzojmë maksimalisht procedurat për formimin dhe fillimin me punë të kompanime e fermave. Do të thjeshtëzojmë dhënien e tokave shtetërore me koncesion për zona industriale e për ferma. Do japim ide se si mund të projektohet një jetë e mirë dhe këtu”, shkruan Taravari.

Taravari shpjegon me detaje edhe planin që ka shumica e re për bashkëpunim me diasporën dhe kthimin e saj në vendlindje.

“Do bëjmë çmos që të thërrasim edhe bashkevendasit tanë që punojnë jashtë, e që politikat e mbrapshta i kanë dëbuar nga vatrat e tyre, që të kthehen në vendlindjen e vet dhe të investojnë e punojnë. Pasi për shumë vite gabimisht u besuam atyre që ishin të përqëndruar vetem në pasurimin e vetvetes. Na mbetën të zbrazura shkolla, fshatra e qytete. Kemi nevojë për kthimin e besimit dhe kthimin e më të dashurve tanë që çdo ditë e më shumë na humben nga sytë. Shkojnë njëkahshëm ku çdokund në botë u duket më mirë se në vendin e vet. Ne me të gjitha forcat do e bëjmë të kundërtën. Do dëshmojmë se edhe këtu do ketë shpresa”, shkruan më tej Taravari.

Shkrimin e mbyll me lutjen: “Zoti na ndihmoftë në këtë rrugë!”