Sela: Zgjedhje me BDI-në në Qeveri nuk janë të logjikshme, duhet shumicë e re

0

Ziadin Sela tha se ata mendojnë se nuk duhet të ketë zgjedhjet të shpejta të parakohshme sepse zgjedhje me BDI-në në Qeverinë nuk janë të logjikshme.

“Vlerësojmë që zgjedhje të parakohshme parlamentare, e para punës nuk mban shpjegimi që e dha Mickoski, ngase kjo na marr dy muaj dhe askush nuk do të merret me efektet e inflacionit ose krizës energjetike ose pandemisë. Por është legjitime dhe politikisht ai kalkulon që në zgjedhje të fitojë sa më shumë deputetë”, u shpreh Sela.
Ai tha se ata janë për zgjedhje por fillimisht ato duhet t’u paraprijë një shumicë e re parlamentare, e cila do të ishte pa BDI-në dhe LSDM-në.
Sela tha se përcaktimi i tyre është ky dhe kjo sipas tij, ka të bëjë me lirinë e njerëzve.