A i shiti Shkodranja çizmet, për t’ja blerë burrit xhipin 150.000 euro

0

Xhip të markës Mercedes, në vlerë prej rreth 150 mijë euro, posedon bashkëshorti i Shkodrane Dardhishtës. Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetarë të cilët e kanë fotografuar gjatë hyrjes në një nga kafeteritë e Shkupit.

Ndër të parët që reaguan pas lajmit për krijimin e shumicës së re parlamentare ishte Shkodrane Dardhishta, anëtare e bordit të Telekomit. Ajo në një postim në Facebook shkruajti se i ka ende çizmet në tavanin e shtëpisë së vjetër, duke aluduar në çizmet e luftës. Por në rrjete sociale shkaktoi reagime të shumta të qytetarëve të cilët u shprehën se Dardhishta nuk e bën këtë për “ideale”, por për shkak të humbjes së privilegjeve të pushtetit.