Deputeti ,,i kidnapuar” gjendet në Selinë e BDI në Reçicë të Vogël!??

0

EKSKLUZIVE: Gjendet Kastriot Rexhepi – gjendet në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël. Nga sa dimë ai është transferuar nga shtëpia e tij në partinë e Ali Ahmetit dhe ndodhet atje. Në 24 orët e fundit deputeti Kastriot Rexhepi dhe familja e tij ndodhen në ambientet e selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël . – Mësohet nga Radio Lider nga burime në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Ndonëse ai është shfaqur me videomesazh, pa asnjë sfond dhe persona të tjerë rreth tij, ende nuk dihet nëse këtë transferim e ka bërë vullnetarisht apo me detyrim.

Shkruan Radio Lider