Shkelmat e fundit të regjimit, një deputet bastiset, tjetri “arratiset”

0

Regjimi SDSM-BDI po frikëson dhe shantazhon deputetë në prag të rënies. Që në orët e mëngjesit, policia financiare e kontrolluar nga SDSM ka bastisur shtëpinë e një deputeti të opozitës në Strugë. Më vonë, pak para fillimit të seancës parlamentare për votëbesimin e Qeverisë, u zhduk deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi. I njëjti pastaj postoi në Facebook se “për hir të euro integrimeve nuk do ta votojë rënien e Qeverisë.” Por ende nuk dihen motivet e sakta, vendndodhja e Rexhepit dhe rrethanat në të cilat ai ka marrë këtë vendim. Ajo që dihet është se në mëngjes deputeti Rexhepi kishte komunikuar me kolegët e tij për të konfirmuar votën e tij pro rrëzimit të regjimit. Disa ditë më parë u raportua edhe për kërcënime dhe shantazhe ndaj deputetëve tjerë të opozitës.