Zaev drejt hapave të Gruevskit, shantazhohen dhe kërcënohen deputetë

0

Kryeninistri aktual Zoran Zaev po ndjek hapat e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski. Mbrëmë dhe sot, aparati shtetëror dhe nëntoka janë përdorur për të shantazhuar dhe kërcënuar deputetë nga radhët e shumicës së re parlamentare. Natën e kaluar dhe mëngjesin e sotëm janë bastisur shtëpitë e dusa deputetëve, ndërsa një prej tyre është “arratisur” apo “zhdukur” në rrethana ende të panjohura. Raportohet për metoda të rënda të kërcënimit ndaj deputetëve që mos të votojnë rënien e Qeverisë.