Kastrioti kontradiktor në deklaratat e tij pas zhdukjes disa ditore

0

Pas “zhdukjes” disa ditore, që nga dita kur duhej të votohet mosbesimi i Qeverisë, sot me një konferencë në Kuvend është paraqitur deputeti Kastriot Rexhepi. Duke arsyetuar veprimin e tij kur u zhduk dhe nuk erdhi të votojë mosbesimin që vetë e kishte nënshkruar, Rexhepi doli me qëndrime kontradiktore. Ai dha deklarata që binin ndesh me njëra tjetrën për shumë aspekte. Fillimisht ai kishte deklaruar se ka pasur kërcënime, por më pas nuk tregoi nga kush dhe si ishte kërcënuar. Kontradikta kishte edhe për vlerësimin që kishte bërë mbi situatën. Ai tha se me votëbesimin e Qeverisë ishte rrezikuar procesi integrues i vendit, por paraprakisht pranoi se iniciativën e kishte nënshkruar edhe pse ka menduar edhe atëherë njëjtë. Ai tha se ka qenë në kontakt me diplomatë ndërkombëtar, por më pas mohoi të ketë kontaktuar me dikend, që në fund përsërintë të thotë se ka kontaktuar me ambasadorë.