Rexhepi e pranon se para “zhdukjes” ka qenë në kontakt me funksionar qeveritar

0

Deputeti Kastriot Rexhepi në deklaratën e tij për mediat ka thënë se ka qenë gjithë kohës në komunikim me funksionarë të shtetit për shkak të lëvizjes Besa.

“Lëvizja BESA ishte pjesë e Qeverisë, andaj edhe komunikimi im ka qenë me funksionar të lartë të Qeverisë. Ndërkohë të përkujtoj se hapi imë është në vij me politikën dhe platformën e Lëvizjes BESA. Pikërisht BESA ka mbështetur proceset eurointegruese të vendit, përfshi edhe anëtarësimin në NATO, nga pozita e opozitës. “Në komunikim me funksionar të lartë të Qeveris, kemi qenë dhe do të jemi, sepse Lëvizja Besa ishte pjesë e Qeverisë. Ky është orientimi i Lëvizjes BESa jo i Kastriotit, një nga pikat e platformës së BESËS ka qenë orientimi euro-atlantik. Ne edhe si opozitë kemi mbështetur procesin e anëtarësimit të vendit në NATO”, ka thënë Kastrioti.