Rexhepi godet edhe Lëvizjen Besa: Kam bindje në kundërshtim me bashkëpartiakët

0

Deputeti Kastriot Rexhepi ka goditur edhe partinë e tij amë, Lëvizjen Besa. Duke tentuar të arsyetojë vendimin e tij për të mos votuar mosbesimin e Qeverisë në çastet e fundit, Rexhepi ka thënë se e ka bërë për shkak bindjeve pro BE dhe NATO. Por derisa sqaronte këto ai tha se nuk ka qenë në të njëjtin mendim me bashkëpartiakët, duke lënë të kuptohet se ata kanë qenë kundër qëndrimeve pro BE dhe pro NATO.