Kryetari Talat Xhaferi si dhe dy deputetët, Kastriot Rexhepi dhe Skender Rexhepi Zejdi, të cilët së shpejti pritet të jenë bashkë në koalicion qeveritar, kanë bërë fotografi të përbashkët në një darkë dollie. Ata duken të disponuat, të qeshur dhe në fytyrat e tyre nuk vërehen më “armiqësitë” që kishin në të kaluarën, as për dallimet pushtet-opozitë dhe as për përplasjet e dikurshme Besa-Alternativë.
