Kadriu: Tani do ta shpallin koronën të vdekur, shkaku…

0

Kritikat ndaj vendimit të Alternativës për tu bërë pjesë e Qeverisë kanë shpërthyer në mbarë opinionin publik. Në mesin e tyre ka edhe shkrime satirike që godasin këtë parti e cila deri dje Qeverinë aktuale e quante të dështuar, të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Redaktori i lajmeve në TV ALSAT, Isuf Kadriu, pas publikimit të lajmit se Alternativa do ta drejtojë shëndetësinë, ka ironizuar duke thënë se tani do ta shpallin koronën të vdekur.