Ziadin Sela: MPB ka bllokuar 8 mijë kërkesa për shtetësi do të angazhojmë avokat

0

Ziadin Sela: MPB ka bllokuar 8 mijë kërkesa për shtetësi do të angazhojmë avokat

Kryetari i Opozitës Shqiptare Ziadin Sela në takimin e fundvitit me gazetarët,sot në Shkup ka folur për ngjarjet dhe momentet më të rëndësishme politike që e karakterizuan vitin që po lëmë pas.
Kryetari Sela ka folur me tone të ashpra kundër pushtetit aktual e quajtur regjim hibrid ashtu siç edhe e kanë cilësuar shumë organizata ndërkombëtare.
Sela ka thënë se për fat të keq janë të pakta momentet pozitive që kanë ndodhur gjatë vitit që po lëmë pas,por që vlenë të theksohet një arritje shumë e rëndësishme e Aleancës për Shqiptarët siç është miratimi I ligjit për shtetësi I propozuar nga opozita shqiptare.
Sela: ,,Kur e filluam këtë iniciativë të gjithë na shihnin me skepticizëm,madje duke na thënë se janë një numër I vogël qytetarësh që nuk kanë shtetësi,por ne rezistuam,besuam dhe punuam fuqishëm deri në bllokim të institucioneve dhe përfundimisht arritëm të bindim pushtetin në kërkesën tonë e për rezultat sot kemi një ligj që pas tre dekadave po zgjidhim një problem shumë të rëndësishëm për një numër goxha të madhe qytetarësh” më tej Sela ka thënë se nuk janë 1 mijë e dy mijë ashtu siç mundohej pushteti të na bindë por se janë mbi 8 mijë kërkesa që për momentin janë bllokuar nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme,edhe pse sipas ligjit nuk e kanë këtë të drejtë.

Sela: Për momentin që po flasim, sipas informacioneve tona,janë mbi 8 mijë kërkesa që janë bllokuar nga ana e MPB edhe pse në bazë ligjit tonë këtë të drejtë nuk e kanë,d.m.th ata po thyejnë ligjin duke mbajtur të bllokuara 8 mijë kërkesa për shtetësi,por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq,do të angazhojmë avokat me qëllim që të zgjidhim një her e mirë këtë problematikë tre dekadash që po I ndjek Shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut” ka thënë Sela gjatë takimit me gazetarë sot në Shkup.