Këto janë shtetet që së fundmi miratuan ndihmat ushtarake për Ukrainën

0

Derisa ukrainasit janë duke u përballur me sulmet e vazhdueshme të Rusisë, aleatët perëndimorë janë zotuar të dërgojnë armë shtesë për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.

Të shtunën:

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të dërgojë 350 milionë dollarë (261 milionë funte) armë – duke përfshirë raketat antitank Javelin, sistemet kundërajrore dhe parzmoret e trupit, raporton BBC.

Qeveria gjermane tha se do të furnizonte Ukrainën me 1000 granatahedhës antitank dhe 500 raketa tokë-ajër Stinger në mënyrë emergjente.

Holandezët njoftuan vendosjen e 50 armëve antitank Panzerfaust-3 dhe 400 raketa.

Të dy vendet thuhet gjithashtu se po shqyrtojnë dërgimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore Patriot në një grup luftarak të NATO-s në Sllovaki.

Më herët, NATO filloi të vendoste më shumë nga forcat e saj në Evropën Lindore “për t’iu përgjigjur shpejt çdo rasti”./21Media