Sela: Mungesën e Arbën Xhaferit e ndjen edhe Edi Rama e Albin Kurti

0

Mungesën e Arbën Xhaferit e ndjen pa asnjë dilemë edhe Edi Rama edhe Albin Kurti, sikurse çdo politikbërës shqiptar në rajon, deklaroi lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela i pyetur në emisionin “8à8” në ATV për bashkëpunimin e tij dhe veprimtarinë e liderit historik të së djathtës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, informon PRESSonline.mk

“Arbën Xhaferi i mungon gjithë rajonit. Arbën Xhaferi ishte mendje filozofike dhe politike. Ai ishte i vetmi i cili e trasoi veprimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Politikani që paraqitej në opinion kur çdo herë politika shqiptare e kishte të nevojshme për analizat e veta. Mungesën e Arben Xhaferit nuk kam asnjë dilemë se e ndjen edhe Edi Rama edhe Albin Kurti, si dhe çdo politikbërës shqiptar këtu në rajon”, deklaroi Sela. /PRESSonline.mk/