Artan Grubi i qëndron mbrapa Faton Ahmetit, thotë se do ta merr Tetovën

0

Artan Grubi personalisht ka ardhur deri në Tetovë për të konfirmuar se i qëndron mbrapa bartësit të listës së BDI-së për Këshillin e Tetovës, Faton Ahmeti.

Tërthorazi ai është shprehur se duan ta rimarrin Tetovën, duke paralajmëruar se bashkë me të do të jenë edhe ministra të tjerë si Fatmir Besimi, Bujar Osmani, etj.
Grubi këtë kumtim e ka bërë vetëm dy ditë para fillimit të fushatës parazgjedhore në Tetovë.


Ndryshe, BDI fillimisht kishte paralajmëruar reforma në parti dhe në degët ku kishte humbur në zgjedhjet e kaluara, por me zhvillimet e fundit konfirmohet se paa kandidaturave të reja qëndrojnë figurat e njëjta si Artan Grubi, Teuta Arifi, Fatmir Besimi, etj.