Anketë nga IPIS: Aleanca për Shqiptarët ringritet në Tetovë

0

Instituti për hulumtime politike Shkup ka realizuar një hulumtim në Komunën e Tetovës lidhur me rejtingjet e partive politike në prag të zgjedhjeve për këshillin komunal. Kjo anketë nxjerr në pah ringritjen e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë. Para fillimisht të fushatës ASH ka shënuar trend të rritjes dhe ka arritur në 13.6%. Sipas kësaj ankete Lëvizja Besa ka mbështetje prej 15.2%, BDI 22.1%, PDSH 4.1% dhe Alternativa 2.7%.

Anketa është realizuar nga Instituti për hulumtime politike Shkup, gjatë muajit Korrik dhe ka përfshirë 736 të anketuar, të gjithë shqiptarët, nga të dy gjinitë dhe nga grupmosha të ndryshme.