Rasti i rëndë i 11 vjeçares nxit protesta të mëdha, vërshohen rrugët e Prishtinës (Pamje)

0

Qytetarë të shumë janë mbledhur po protestojnë në Prishtinë kundër dhunës së grave dhe vajzave. Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me kërkesat mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe fytyra publike e pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe shumë qytetarë.Image

Piknisa ishte sheshi ‘Zahir Pajaziti’ nga aty protestuesit kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, nën brohoritjen “Kërkojmë mbrojtje për vajzat dhe gratë”, po kërkohet dënime meritore për të gjithë përdhunuesit e vajzave dhe grave – raporton Syri Kosova

Image

Protestuesit në shenjë revolte kanë hedhur ngjyrë të kuqe në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë – shkruan Syri Kosova.

Image

Protestuesit ndalesën e radhës e kishin Stacionin Policor, ku gjatë rrugës nuk mungojnë  brohorasin “Boll më nuk durojmë”, “Pedofilët në burg”, “Poshtë patriarkati”, “Poshtë përdhunuesit”, “Përdhunuesit në burg”.

Image

As këtu nuk mungon hedhja e ngjyrës së kuqe në drejtim të policisë.

Pikë ndalesa e radhës është objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Si dy institucionet e para edhe kjo nuk shpëton pa marr ngjyrën e kuqe, simbolik e gjakut.

Image

Pas ministrisë së Drejtësisë, protestuesit e shumtë në Prishtinë kanë ndaluar tek Prokuroria e Shtetit ku kanë hedhur ngjyrë të kuqe në dyert dhe mbishkrimet e këtij institucioni.

Me thirrjet për të kërkuar veprime konkrete për mbrojtjen e vajzave dhe grave, protestuesit po e vazhdojnë marshin. Syri Kosova  po e përcjellë këtë protestë minutë pas minuti.

Image

Për gjatë rrugës nuk ndalen thirrjet e protestueseve  “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Çika e gra jemi bashkë krahë për krahë”, “Nuk ka dështuar nëna ka dështuar shteti”.

Image

Po ashtu në duart e protestuesve po mbahen edhe fotografitë me emrat e pesë personave që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren./Syri Kosova

Image

Image