Sela: 11 Shtatori, dita kur u godit demokracia dhe liria

0

Ziadin Sela ka përkujtuar sulmet e 11 shtatorit duke thënë se nderojnë të gjithë ata që humbën e dhanë jetën në ato akte terroriste.

Sela shkruan se “tragjeditë e këtilla duhet të na kujtojnë se sa vigjilent duhet të jemi, sa mizorë është terrorizmi dhe sa të bashkuar duhet të jenë kombet që e duan lirinë dhe demokracinë”.

“11 Shtatori do të mbetet gjithmonë në memorien tonë si dita kur u godit demokracia, bota e civilizuar dhe liria. Kujtojmë mbi 3 mijë jetë të humbura padrejtësisht nga sulmi terrorist që mori vëmendjen e gjithë globit. Tragjeditë e këtilla duhet të na kujtojnë se sa vigjilent duhet të jemi, sa mizorë është terrorizmi dhe sa të bashkuar duhet të jenë kombet që e duan lirinë dhe demokracinë”, shkruan Sela.